Rritja e formës së Gianluca Skamaka në takimet e fundit shihet me tepër optimizëm nga kombëtarja italiane. Kampionët në fuqi të Europës shikojnë tek 25-vjeçari i Atalantës sulmuesin kryesor në urdhërat e trajnerit Luciano Spalletti në Euro2024.

Skamaka, i cili ka shënuar vetëm një herë në 15 takime me kombëtaren, është shndërruar në yllin e Bergamaskëve këtë sezon. Sulmuesi ka shënuar deri më tani 14 herë në 34 ndeshje në të gjithë kompeticionet, për të fituar deri diku edhe balotazhin me rivalët në aspektin e shifrave.

Ecuri që e favorizon kundrejt emrave të tjerë në garë për të ftuar në kampionatin Europian që mbahet në Gjermania nga 14 qershori deri më 14 korrik. Mbi të gjitha, Italisë i duhet për të dhënë një përgjigje të fuqishme në skenën ndërkombëtare pas dështimit për tu kualifikuar në Kupën e Botës të Katarit 2022.

Kampionët e kontinentit janë shortuar në të njëjtin grup me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën. Italia është rivali i parë i kuqezinjve, takim që do të luhet në Dortmund më 15 qershor. Euro2024 do të jetë ekskluzivitet i TV KLAN.

Klan News