KanabisPolicia greke ka arrestuar mëngjesin e sotëm në Janinë një 31-vjeçar shqiptar, pasi në makinën e tij u gjetën një sasi prej 91 kilogramë drogë.

Burime të policisë bëjnë me dije se, 31-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur,  e kishte fshehur drogën e llojit kanabis sativa në bagazhin e makinës.

Policia vijon hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve  të 31-vjeçarit.

 tvklan.al/ M.S