Jeta e ish-kampionit të peshave të rënda në boks, Mike Tyson, mund të bëhet film dhe interpretimin e boksierit amerikan, mund ta bëjë një nga fansat e tij më të mëdhenj, aktori Jamie Foxx.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, aktori 49-vjeçar, fitues i çmimit Oskar në vitin 2005, ka nisur përgatitjet në palestër për të mbathur dorezat e rënda të “Majkut të hekurt”, siç njihej ndryshe Tyson.

“The Sun” shkruan se Mike Tyson dhe Jamie Fox janë mjaft të afërt. Ish-boksieri me gjasë mund të shoqërojë aktorin gjatë përgatitjeve në palestër, për të ndërtuar në detaj rolin e ish-kampionit të botës. Sa i përket regjisë së filmit, The Sun shkruan se ajo mund të realizohet nga një emër i madh, Martin Scorsese. Jeta e Mike Tyson është shoqëruar nga ngjarje të pakëndshme, që nga arrestimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe drogës, e deri të dënimi me 3 vjet burg për akuzën përdhunimit.

Tv Klan