Një rus i cili ka habitur shkencëtarët që prej lindjes, pretendon se ka jetuar në Mars përpara se të rilindte në Tokë.

Arsyeja kryesore përse Boriska Kipriyanovich ka shtangur ekspertët, është dija që ai ka për hapësirën prej gati 20 vitesh.

Prindërit e tij pretendojnë se ai ishte në gjendje që të fliste pak muaj pasi kishte lindur dhe shpesh diskutonte për tema të cilat ata nuk ua kishin mësuar kurrë, si civilizimi i alienëve.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja

DailyMail

, që në vogëli ai i kishte mahnitur mjekët me aftësinë për të lexuar, për të shkruar dhe për të pikturuar, që në moshën 2 – vjeçare.

Nëna e tij, e cila është mjeke, tha se e kishte kuptuar që ai ishte i veçantë pak javë pasi kishte ardhur në jetë, pasi ai mund ta mbante kokën lart pa pasur nevojë për ndihmë.

Boriska, nga Volgograd, thotë se ka jetuar në një periudhë lufte në planetin Mars, që në të shkuarën e largët ka vuajtur një katastrofë bërthamore.

Ai thotë se marsianët, të cilët janë mbi 2 metra të gjatë, jetojnë ende nëntokë në Planetin e Kuq dhe marrin frymë në ajrin e mbushur me dioksid karboni.

Sipas Boriskës, ata janë të pavdekshëm dhe ndalojnë së plakuri në moshën 35 – vjeçare. Ata janë gjithashtu të avancuar teknologjikisht dhe të aftë për udhëtime ndëryjore.

Kur ishte në shkollë, Boriska shpjegonte sesi marsianët kishin një lidhje të fortë me egjiptianët e lashtë në Tokë dhe sesi e kishte vizituar ai njëherë planetin si pilot.

Ai thotë se jeta në Tokë do të ndryshojë dramatikisht, kur monumenti i Sfinksit të Madh të Gizës të “hapet”, duke shtuar se mekanizmi i hapjes është i fshehur pas një veshi.

/tvklan.al