Felipe Anderson do të rikthehet në Brazil te Palmeiras dhe Juventusi duhet të gjejë një tjetër emër për rolin e sulmuesit të krahut. Drejtori sportiv Kristiano Xhuntoli ka vendosur që ta forcojë atë pozicion pavarësisht se cili do të jetë trajner sezonin e ardhshëm.

Te bardhezinjtë kërkohet një teknik që të prodhojë një futboll aktiv. Janë dy futbollistë të cilët po ndiqen me vëmendje për sezonin e ardhshëm. Lojtarët e Mançester Junajtid Mason Greenwood dhe Anthony Martial, raporton Sport Mediaset.

Greenwood, 23 vjeç, aktualisht është huazuar te Getafe. Ai ka spikatur këtë vit në La Liga dhe “Djajtë e Kuq” po mendojnë ta shesin që të shmangin largimin si futbollist i lirë, me kontratën që skadon në 2025.

Por kartoni i anglezit kushton 35 mln euro, ndërsa në garë për të janë disa klube. Më pak e komplikuar rruga që të çon te Martial. Ai do të afrohet si lojtar i lirë, me kontratën që i skadon në verë. Mes palëve ka pasur kontakte dhe e vetmja pengesë është paga, që shkon mbi 6 milionë euro neto në sezon.

Klan News