Aktori i njohur turk, Ozcan Deniz, është larguar më herët nga mbrëmja gala e filmit të tij të ri, “Pjesa tjetër”, pasi ka mësuar se i ati është transportuar me urgjencë në spital.

Sipas “Hurriyet”, babait të aktorit, Sadik Deniz, i ka rënë të fikët rreth orës 23:00 dhe është transportuar me urgjencë për në Spitalin e Kartalit, e më pas për në një Spital privat në Stamboll.

Me të marrë lajmin, Ozcan Deniz, i njohur për rolin e Kahramanit në serialin “Një Pjesë e Imja”, ka lënë mbrëmjen gala të filmit “Pjesa tjetër”, në të cilin kishte luajtur rolin kryesor dhe ka vrapuar drejt spitalit.  

Deniz tha për gazetarët se i ati kishte një ‘infeksion në rrugët e urinës’. “

Tani është në reanimacion, por është më mirë. Natën do ta kalojë në spital, të gjitha informacionet e nevojshme do t’i japin mjekët.

/tvklan.al