Ish-Kandidati i Komunës së Drenasit në Kosovë, Xhavit Drenori, i cili së fundmi lidhi koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, ka hedhur në shitje makinen e tij personale në mënyrë që t’i mbulojë shpenzimet për fushatën prej 10 ditësh para zgjedhjeve të 11 qershorit.

Këtë lajm Drenori e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, ku edhe i ka publikuar disa fotografi të veturës së tij të tipit VW Passat, me anë të të cilave ka kërkuar të gjejë një blerës, njofton Klan Kosova.

Ja postimi i plotë i tij:

“Miq,

tashmë është zyrtarizuar kandidatura ime për Deputet të Parlamentit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Për të përballuar shpenzimet e fushatës zgjedhore kam vendosë me e shitë veturën time private VW Passat (viti i prodhimit 2006).

Vetura është në gjendje shumë të rregullt teknike dhe është në pronësinë time personale edhe me dokumentacion. Nuk është në listën hipotekare.

(Nuk e di nëse në Gjermani është vozitë vetëm nga një plakë, por në Kosovë ju garantoj që ka qenë në duar të shoferit shumë të kujdesshëm).

Vetura ka më pak se dy vite që është doganuar në Kosovë dhe inspektimi para doganimit i është bërë tek Autosalloni i autorizuar për VW “Baki Automobile”, ndërsa servisi i rregullt i është bërë tek Automekaniku “Ariani” në Drenas.

Vetura shitet me çmim të arsyeshëm të tregut.

PS.: Boll po me dhimbet, por kam mbet pa alternative tjetër të mbulimit të shpenzimeve të fushatës. Për veturën në fjalë se bashku me bashkëshorten jemi ende kredi në bankë.

PS.2: Shpenzimet e fushatës përfshinë: byrekë me jogurt, shpenzimet e lëvizjeve nëpër teren si dhe mbushjet e telefoni për të gjithë vullnetarët që kanë shpreh gatishmërinë të më ndihmojnë, pastaj shpenzimet e vizitkartave, flyerave si dhe videospoteve promovuese për zgjedhje. 

Shpresoj që sado pak ju bëj “konkurencë” në shpenzime disa prej kolegëve nga Drenasi që kanë gurthyes (me-, e pa ligj)”./Klan Kosova