Policia e Vlorës ka sekuestruar 62 kilogramë kanabis, ka arrestuar një 74-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy djemtë e tij.

Droga ishte vendosur në 3 bidona plastikë, të fshehura në stanin e shtetasit Tahir Aliaj në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

Policia arrestoi në flagrancë 74-vjeçarin Tahir Aliaj dhe shpalli në kërkim dy djemtë e tij, P. A., 43 vjeç dhe B. A., 43 vjeç./tvklan.al