Policia e Librazhdit ka sekuestruar 9 kilogramë kanabis dhe ka arrestuar në flagrancë 4 persona.

Në kuadër të operacionit policor të koduar rrethi “Rrethi” u arrestuan në flagrancë 34-vjeçari Ali Face, 31-vjeçari Besnik Bajrami, 32-vjeçari Astrit Zharri, dhe 32-vjeçari Olsi Zharri, të gjithë banues në fshatrat e Librazhdit. 

Policia tha se ata përfunduan në pranga pasi në fshatin Qukës në vendin e quajtur ‘’Zalli i Vlashit’’ u sekuestruan 9 kilogramë kanabis dhe 3 aparate celular të markave të ndryshme.

Po ashtu në banesën Besnik Bajramit u sekuestruan 8 copë fishekë model 56 kalibër 7.62 mm.

Policia dhe grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./tvklan.al