Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt shtetit Italian.

Vaisi Hoxhaj, 39 vjeç, banues në Vlorë ka qenë i dënuar me 5 vite e 10 muaj burg.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin 39-vjeçarit  në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit” Vlorë.

Hoxhaj është shpallur në kërkim nga Interpoli i Romës Itali për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatat kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni me dhunë” dhe “Kërcënim”.

Për këto vepra penale, Autoritetet e Gjykatës Catanzo Itali, e kanë dënuar shtetasin e lartpërmendur me 5 vite e 10 muaj burg./tvklan.al