Autoritetet greke kanë goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë.

Mediat greke raportojnë se në Igumenicë policia ndaloi një makinë “Mercedes Benz” që po transportonte 74 pako me hashash.

Pas peshimit, rezultoi se ngarkesa e drogës ishte 97 kg. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, një 30-vjeçar grek, për të cilin thotë se hashashin e kishte marrë në Shqipëri dhe destinacion ishte tregu grek.

Hetuesit do të analizojnë celularin e të arrestuarit për të zbuluar personat me të cilët ai ka qenë në kontakt, në Greqi dhe Shqipëri.

/tvklan.al