Policia  e Vlorës dhe Guardia di Finanza kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti lundrues gomone me dy shqiptar në bord. Sipas burimeve të policisë gomonia po vazhdonte itenerarin e lundrimit të tij nga derdhja e Vjosës, në drejtim të ishullit të Sazanit, e më tej në drejtim të Italisë.

Mjeti lundrues është me përmasa 8 m i gjatë dhe me dy motorë 250 KF.

skaf

Gjatë kontrollit paraprak që i është bërë mjetit, nuk është konstatuar ndonjë material apo send i kundraligjshëm.

Mjeti po shoqërohet nga Delta Force për veprime të mëtejshme proceduriale./tvklan.al