Nga peizazhi shqiptar, Franz Bergmuller, shkëput dy pamje, karabinatë dhe marrëdhënien e vendasve me natyrën. Përveç fotografimit, artisti kërkon të ndërtojë një marrëdhënie me arkitekturën dhe të menduarit skulpturor. Te këto skelete, artisti austriak, lexon të shkuarën dhe të tashmen e Shqipërisë.

Këto ndërtesa të papërfunduara më kujtojnë konstruktivizmin rus po aq sa edhe një proces të papërfunduar, një vend ende në zhvillim, por ku progresi është i prekshëm. Nuk do t’i quaja këto struktura të shëmtuara. Unë i shoh si përpjekje të njerëzve këtu për një cikël të papërfunduar, ky cikël mund të jetë ekonomik, politik apo historik.

Ajo që e udhëheq Franz Bergmuller në ekspozitat apo krijimet e tij është sesi njeriu mund të bëj një marrëveshje me mjedisin.

Dhe një marrëveshje të tillë e gjeta në jugun e Shqipërisë. Me dhjetëra makina që qëndrojnë nën hijen e një peizazhi kaq të bukur natyror. Ato shkrihen me njëra tjetrën, pa i dëmtuar pemët, pa qenë e nevojshme ti presësh për të krijuar një vend parkimi.

Në ekspozitën “Deconstruction/Renconstruction”, artisti prezanton në galeri “Zeta” edhe idenë e tij sesi të njëjtën pamje mund ta shohim si fotografi dhe skulpturë në miniature.

Tv Klan