vapaaaaa

Fillimi i muajit Korrik rikthen ditët e nxehta në Europë. Mbi të gjitha java e para e këtij muaji, parashikon rritje të temperaturave deri në 40 gradë. Por si t’i përballojmë këto ditë të nxehta?

DailyMail sjell disa këshilla të ekpertëve britanikë, sesi mund të qëndrojmë të freskët përgjatë këtyre ditëve.

Fusni çarçafët në ngrirje – Mund të duket si një këshillë që do t’ju lërë pa gjumë, por nëse i lagni çarçafët dhe më pas i vendosni në ngrirje, 3 – 4 orë përpara se të shkoni për të fjetur, bën mrekullira. Gjatë kohës që çarçafët thahe, uji avullon, duke marrë me vete të gjithë djersën në trupin tuaj.

Lagni kyçet e duarve – Mund të duket qesharake, por funksionon. Duke freskuar pulsin, që kontrollon temperaturën e përgjithshme të trupit, mund të ulni përkohësisht qarkullimin e gjakut në atë zonë, duke bërë kështu që të keni më pak vapë.

Sekreti për një dush frekues – Tendenca e përgjithshme është që pas një dite të nxehtë të freskohesh me një dush të ftohtë. Por sipas ekspertëve, kjo është e gabuar, pasi e vetmja gjë që do të përfitoni është që pas dushi, të keni edhe më shumë vapë. Ajo që duhet të bëni është që të freskoni pjesë të trupi si fytyra, duart e këmbët me ujë të fohtë, ndërsa dushin bëjeni me ujë të vakët.

Mos përdorni aspirinë – Nëse keni dhimbje koke për shkak të vapës, ekspertët nuk këshillojnë marrjen e aspirinës pasi, studime tregojnë se rrisin temperaturën e trupit. Është e këshillueshme të përdroni qetësues si paracetamol ose ibuprofen.

Hani ushqime picante – Një tjetër këshillë që duket disi absurde, por që sipas ekspertëve, është një tjetër faktor që do t’ju bëjë të ndiheni më të freskët. Ushqimet pikante bëjnë që të djersisni. Djersitja nga ana e saj, ndihmon që të freskoheni për dy arsye: E para sepse lëkura është më e ftohtë kur djersit dhe e dyta, ndërkohë që djersa avullon, heq vapën nga trupi.

Pini gjëra të nxehta – Kanë të njëjtin efekt si ushqimet pikante. Evitoni kafeinën, pijet e ëmbla dhe alkoolin. Konsumoni sa më shumë ujë.

Mbajini dritaret e mbyllura – Ndonëse pjesa më e madhe e njerëzve kanë tendencën që të hapin dritaret për të marrë ajër, ekspertët thonë se nuk është mënyra më e mirë për të luftuar vapën. Kjo pasi temperaturat jashtë janë shumë më të larta sesa ambienti i shtëpisë dhe e vetmja gjë që do të arrini është që të fusni vapën brenda. Këshillohet që t’i hapni në mëngjes dhe darkë. Kujdesuni që t’i mbani grilat e mbyllura.

Mos u zhvishni – Çuditërisht, zhveshja gjatë ditëve të nxehta nuk ju ndihmon që të ndiheni më të freskët. Vishni rroba të lirshme e të lehta, materiale si pambuk apo lino. Sipas ekspertëve, fibrat natyrale thithin djersën, ndaj ju ndihmojnë që kjo e fundit të avullojë, duke bërë që të ndiheni më të freskët.  /tvklan.al