Kinë -SHBA, duket se do të jetë përballja e re globale pas zyrtarizimit të presidentit amerikan Donald Trump. “Qëndrimet amerikane mbi politikën e “një Kine të vetme” do te përcaktojnë marrëdhëniet e ardhshme mes dy vendeve tona”, ka kërcënuar Kina, nëpërmjet zëdhënëses se ministrisë se jashtme.

“Administrata e re amerikane duhet ta kuptoje plotësisht rendësin e politikes “Një Kine e vetme” dhe te vlerësoje heshtjen e Taiwanit si shumë sensitive për qeverinë e Pekinit”.

Zëdhënësja e ministrisë se jashtme kineze, tha se çdo luftë tregtare e krijuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara, nuk është e mirë për të dy krahët.

Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump akuzoi Kinën si një manipuluese e valutës dhe hajdute e vendeve të punës.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan edhe pas një telefonate që presidenti amerikan zhvilloi me presidentin tajvanez.

Duke ju referuar një marrëveshjeje të vitit 1979 ku përmes një komunikate të përbashkët amerikano-kineze, Shtetet e Bashkuara njohën Pekinin si e vetmja qeveri e ligjshme e Kinës, zëdhënësja e diplomacisë kineze tha se SHBA-të duhet t’i qëndrojnë premtimeve dhe detyrimeve që kanë marrë përsipër./ TV KLAN