Quhet Kosovare Asllani, vajza bukuroshe që jeton në Suedi, që luan me skuadrën e femrave të Machester City dhe kombëtaren suedeze.

E njohur si Kosse, nofka që ia vunë për shkak të kualitetit të lojës që ajo bën dhe familjes së saj shqiptaro-kosovare, bukuroshen e kanë krahasuar me patriotin e saj Zlatan Ibrahimovic.

Përveç se është një futbolliste shumë e talentuar, shqiptarja ka marrë pjesë dhe në shumë emisione televizive në Suedi si “Den andra sporten”, i transmetuar në televizionin Sverige, emision që fliste për përfshirjen e femrave në futboll.

Ajo ka lindur në ’98 në provincën suedeze të Scanias dhe ka qenë e apasinuar pas sportit që në moshë të vogël.

Një nga veçoritë dalluese të saj është shqiponja dykrenare e flamurit shqiptar, tatuazhi që ajo mban në kyçin e këmbës së djathtë.