#KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Iva Kalemi

Headlines Klan News 25 Mars

Akuza e SPAK: Goro ishte në dijeni të falsifikimeve

Kryetari në detyrë i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, sipas SPAK ka qenë në dijeni të falsifikimit të dokumenteve për dy pronat në Dhërmi. Ai akuzohet se ka mundësuar tjetërsimin e tyre që më pas u shitën për investim strategjik.

1 kg kokainë, polici mohon përfshirjen, burg 4 të arrestuarve

Gjykata le ne burg 4 te arrestuarit për trafikun e 1 kg kokainë ne Tirane. Polici i operacionales mohon përfshirjen ne shkëmbimin e drogës. Enea Sulejmani, i plagosur, njihet me masën e sigurisë ne spital.  

Rezervimet për verën, zihen mbi 60% e  kapaciteteve

Rreth 60 për qind e kapaciteteve të hoteleve ne vendin ton për sezonin veror janë rezervuar. Operatorët turistike thonë se turistët polakë zënë vendin e parë ne prenotime, por rritje kanë pësuar edhe ata çek, spanjolle dhe francez.

Sulmi në Moskë, para gjykatës 4 shtetas të Taxhikistanit

Autoritete Ruse kane nxjerre para gjykatës 4 persona me shtetësi te Taxhikistanit si fajtorë te sulmit ne qendrën e koncerteve pranë Moskës. Ata akuzohen për terrorizëm. Shteti Islamik ka dokumentuar me pamje masakrën.

Silvinjo pak ndryshime për Suedinë: Jemi të motivuar

Trajneri Silvinjo nuk pritet te beje shume ndryshime me Suedinë ne formacion, pavarësisht se e di qe ka përballe një kundërshtar te vështirë. Beson se lojtaret janë te motivuar dhe pret rezultat te ndryshëm nga ai me Kilin.