#KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Iva Kalemi

Headlines Klan News 26 Mars

Rama e 5 ministra dëshmitarë për 2 koncesionet në shëndetësi

Komsioni i posacem parlamentar qe po heton dy koncesionet ne shendetesi do te therrase deshmitare kryeministrin Rama dhe 5 ministra dhe ish zyrtare brenda 10 qershorit. Qe ne nisje palet shkembyen akuza per objektin e hetimit.     

Qendrat për emigrantët në Shqipëri hapen brenda 20 majit

Italia brenda dates 20 maj do te perfundoje qendrat pritese per emigrantet ne Shengjin. Hapet tenderi qe detajon sherbimet ne 3 godinat. Strukturat do ti kushtojnë shtetit italian rreth 34 milionë euro.

Rritet me 41.1% numri i vizitorëve në shkurt

Trendi rritës i numrit të turistëve në vendin tonë vijoi edhe në muajin Shkurt. Sipas INSTAT gjatë muajit që lamë pas pati 41 përqind më shumë vizitorë të huaj se e njëjta periudhë e një viti më parë.

OKB miraton rezoluten për armëpushim në Gaza

Miratohet në Këshillin e Sigurimit, rezoluta e Kinës dhe Rusisë ku kërkohet armëpushim i menjëhershëm në Gaza dhe lirimi i të gjithë pengjeve izraelite. SHBA për të parën herë nuk vendos Veto.

 Shqipëria humb edhe Miqësoren me Suedinë

Kombëtarja shqiptare humbet edhe miqësoren e dytë të muajit mars, me rezultatin1-0 ndaj Suedisë. Pas ndeshjes së transmetuar në Tv Klan, Silvinjo tha se skuadra bëri një lojë shumë të mirë, ndërsa kjo miqësore shërbeu si provë për disa futbollistë.