Perëndia ime, pse?

” E dëshpëruar e dashura e 35-vjeçarit Klodjan Hysa, i qëlluar nga një polic në Itali, nuk i mban lotët.

Mbrëmjen e së hënës shqiptari ndërroi jetë, ndërsa dyshohet se u qëllua me plumb në kokë nga një polic në Monte San Giusto. Shqiptari nuk i qëndroi policisë, ndërsa sipas hetimeve ai u pa në momentin që kishte kryer një vjedhje.

Klodjani ishte më origjinë nga Miloti dhe prej 13 vitesh jetonte në Itali.

Ishte një djalë i mirë. Gjithmonë gati për të ndihmuar të gjithë”

, ka thënë për mediat italiane kushëriri i tij. Xhaxhai dhe i ati, të cilët nuk dinë italisht i kanë treguar me gjestet gazetarit se Klodjani është ngjitur lart tek Zoti. /tvklan.al