36 vite burg në total dhe 150 mijë euro gjobë. Është kjo masa e dënimit që ka dhënë gjykata e Rodosit ndaj tre vëllezërve shqiptarë, që merreshin me trafikun e kokainës në ishull.

Vëllai i parë 28-vjeçar u dënua me 12 vite burg dhe 50 mijë euro, vëllai i dytë 26-vjeçar me 12 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë dhe vëllai i tretë 22-vjeçar me 12 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë.

Tre vëllezërit kanë rënë në pranga në gusht të vitit 2014 për trafikun e kokainës në ishullin e Rodosit, të cilët kishin krijuar një organizatë kriminale.

28-vjeçari shqiptar ishte kreu i bandës kriminale që menaxhonte veprimtarinë e paligjshme dhe mbante financat e përfituara nga shitja e kokainës. Kurse dy vëllezërit e tjerë të tij merreshin me shpërndarjen dhe shitjen e drogës. /

tvklan.al