Procesi i votimit në Çermë të Fierit dhe në Divjakë është ndërprerë për shkak të tërheqjes së komisionerëve të Partisë Demokratike.

Komisionerët e PD pretendojnë se militantë të Partisë Socialiste po qëndrojnë pranë qendrave të votimit duke u bërë presion votuesve.

Edhe në Elbasan, Partia Demokratike pretendon se në 4 qendra votimi ka prezencë të militantëve të PDIU-së duke u bërë presion qytetarëve.

/tvklan.al