Radev në fjalimin e fitores: Asnjë lëshim në dëm të identitetit tonë

Përfaqësues të Dhomës së Ulët të Kongresit amerikan i bëjnë thirrje Bullgarisë të heqë bllokadën për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

13 pjesëtarë të komitetit të punëve të jashtme të dhomës së përfaqësuesve, demokratë e republikanë ia bënë këtë thirrje ambasadorit të Bullgarisë në Uashington Tihomir Stojçev, që përmban edhe nënshkrimet e tyre.

Anëtarët e kongresit thonë se mosmarrëveshjet dypalëshe mes Sofjes dhe Shkupit, po pengojnë përparimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit, duke vënë në dyshim angazhimet e liderëve perëndimorë, e duke i hapur derën ndikimit të Rusisë dhe Kinës në rajonin strategjik të Ballkanit Perëndimor.

Por presidenti bullgar Rumen Radev, në fjalimin e fitores së mandatit të dytë pas mbylljes së kutive të votimit, mbrëmjen e të Dielës, tha se Bullgaria do të vazhdojë të mos bëjë asnjë lëshim kur vjen fjala tek ruajtja e identitetit dhe historisë së vendit të tij.

Tv Klan