Ditën e djeshme, një person me inicialet F.M, banues në Cakran, ka bërë kallëzim penal se gjatë natës i kanë vjedhur banesën dhe i kanë marrë 486.000 lekë të reja.

Nga veprimet hetimore të kryera u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarje ku rezulton se autor i dyshuar i vjedhjes është Dorian Korçari.

Në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, e ndaluan 27-vjeçarin edhe ky i fundit nga Cakrani i Fierit./tvklan.al