anija e mbyturKa shkuar në 58 numri i viktimave nga mbytja e tragetit në jug-perëndim të Koresë së Jugut ditën e mërkurë.

Megjithatë, 244 persona ende figurojnë të zhdukur, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërpreje. Gjatë të Dielës, rreth 100 familjarë të personave që ndodheshin në bordin e tragetit, u përleshën me policinë. Ata akuzojnë autoritetet për ngathtësi në menaxhimin e krizës; ndërsa tentuan të marshojnë nga ishulli Xhindo ku ndodhen për në kryeqytetin e vendit, Seul. Shumica e personave që ndodheshin në target ishin fëmijë dhe adoleshentë të disa institucioneve arsimore para-universitare.

Më herët, të afërmit e personave që ndodheshin në bordin e tragetit kanë dhënë të gjithë monstra ADN për të mundësuar identifikimin e viktimave. Kapiteni 69-vjeçar i tragetit është arrestuar, sëbashku me dy ndihmës të tij, të cilët akuzohen për neglizhencë dhe shkelje të ligjeve detare. Ata nuk ishin në krye të detyrës në momentin e tragjedisë, ndërsa janë evakuuar nga anija ndër personat e parë.

tvKlan