Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Ilia Çabirit, njërit prej të arrestuarve në aferën korruptive ku është përfshirë gjyqtarja e kësaj gjykate, Majlinda Andrea.

Çabiri kërkon lirinë 3 muaj pas arrestimit të tij.

Por gjyqi është shtyrë për shkak të mosfromimit të trupit gjykues.

Gjyqtarja Andrea u pezullua nga detyra, ndërsa bashkëshorti i saj, Odhise Andrea është ende në kërkim.

Ai akuzohet se mori 50 mijë euro në emër të bashkëshortes, me qëllim që ajo të jepte një vendim prone në emër të shtetasve Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino, të cilët janë në arrest me burg.

Tv Klan