Gjatë ditës së sotme, ndërsa mbahej seanca e betimit të Presidentit Hashim Thaçi, dy aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” kanë qëlluar me gurë në drejtim të Kuvendit të Kosovës.

Aktivistët Egzon Balaj dhe Atdhe Arifi, janë arrestuar nga policia e Prishtinës, ndërsa “Vetëvendosje”, ka kërkuar lirimin e tyre, shkruan Klan Kosova.

levizja-vetevendosje-633x380

“Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Thaçi nuk është president dhe ne nuk do ta njohim si të tillë. Për këtë, aktivistët tanë përmes një aksioni simbolik, kanë penguar nga jashtë këtë seancë, e cila në vend se të ishte betim si besëlidhje e re për Republikën, është një betim mbi shkeljet dhe tradhtitë që Thaçi i ka bërë shtetësisë së Kosovës”, thuhet në deklaratën e lëvizjes./tvklan.al