Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias po qëndron në SHBA, ku është takuar me sekretarin shtetëror amerikan, Mike Pompeo.

Pas takimit, Kotzias ka deklaruar për mediat greke se e mbështet nevojën për të pranuar një nga propozimet e ndërmjetësuesit Metju Nimiç, për çështjen e emrit.

Ai thotë se pajtohen me propozimet e Nimiç, por jo me propozimin e pestë, duke shtuar se pas pranimit të njërit nga propozimet, të shkohet drejt një plani strategjik për bashkëpunim e miqësi me fqinjin e veriut, me emrin e ri.

Kjo nënkupton se Kotzias hedh poshtë propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”./INA