Kryeministri Meta do të përgjigjet nesër në interpelancë para Parlamentit pyetjeve të deputetëve të Opozitës mbi skandalin e vjedhjes së një pjese të thesarit të shtetit nga tunelet e Krrabës. Sot Komisioni Parlamentar i ekonomisë dhe financave ka kërkuar zyrtarisht nga Kryeministri Meta, Ministri i Financave Angjeli, Ministri i Rendit Poçi dhe Guvernatori Cani të paraqesin brenda datës 15 Qershor aktet ligjore për ruajtjen dhe administrimin e financave dhe thesarit të shtetit.

Gjithashtu kryeministri Meta duhet ti përgjigjet Parlamentit dhe për krijimin e bursës së Shqipërisë. Parlamentarët e ekonimisë dhe financave miratuan formën përfundimtare të projektligjit për ndalimin e pastrimit të parave. Në bazë të këtij projektligji shtetasit janë të detyruar të deklarojnë origjinën e deklarimeve financiare për shumat mbi 2 milion lekë. Ndërkohë që shtetasit që hynë e dalin nga pikat kufitare duhet të deklarojnë në dogana shumat mbi 10 mijë dollarë. Javën tjetër në Komisionin Parlamentar kalon projektligji për lojërat e fatit dhe kazinove./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame