Nga Bulqiza, kryeministri Edi Rama kërkoi edhe votat e qytetarëve demokratë për të vazhduar reformat e ndërmarra në 44 muaj qeverisje. Në një takim me gratë dhe vajzat në Bulqizë, Rama tha se reforma në drejtësi dhe Vetting do të sjellin një rritje ekonomike prej 5 %.

“Tani u them atyre prindër që janë demokratë, se të gjithë jemi demokratë, sidomos edhe unë pas takimit me Lulin, por si mund të bëhet Luli kryeministër, kur Luli ishte kryetar bashkie dhe nuk rregulloi sahatin e kryeqyteti”

.

Më pas, kryesocialisti Rama shtroi një iftar me besimtarë dhe përfaqësues të komunitetit mysliman në Bulqizë.

Më herët nga Dibra  në një  takim me banorët e Klosit Rama edhe ndalur në atë ç’ka nuk është bërë nga paraardhësit dhe këtu gjen rastin t’ju kthej përgjigje të gjithë atyre që ironizuan veshjen e tij në darken informale me shefen e politikës së jashtme të BE Frederika Mogerini.

27  vjet e lanë Shqipërinë nuk i prenë një kostum për t’u parë nga BE dhe merren me veshjen time”

.

Kryeministri u ndal dhe në Ulzë ku ka përfunduar projekti i rilindjes urbane për qendrën e kësaj njësie. Ndërsa në Klos, kreu i qeverisë inspektoi punimet për ndërtimin e unazës, një investim I cili arrin në 120 milionë lekë.

Tv Klan

***

Kryeministri Rama në Klos: Çerek shekulli me arna sepse merreshin me veshjen time

Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të hëne ndodhet në Klos të Shqipërisë për fjalën e tij të fushatës elektorale. Kryeministri ndodhet në Klos për një bisedë me fermerët e vendit atje.

“Jam i vetëdijshëm që njerëzit nuk hanë shifra, mund ti thuash që e kemi rritur bujqësinë por këto janë vetëm shifra. Në këtë rrugën e Klosit ne do të ecim me mankinë nëpër gropa apo do të fluturojmë me këto shifra që thua ti? Kështu mund të vazhdojmë me këto shifra, nëse dikur nuk rritej fare, sot rritet shumë më shumë. 720 milionë dollarë gjetëm për të shlyer nga partia që iku, dhe të mos ishin ato do të kishim bërë shumë më shumë. Edhe në Peshkopi kanë filluar të bëhen punë të rëndësishme. Duke u nisur nga kjo e vërtetë e çdo njeriu se kur do të nis edhe në Klos puna, unë nuk dua të justifikohem dhe nuk e bëj por të gjitha këto duhet të ishin bërë në 27 vite jo të gjitha në 3 vite. Unë magji nuk bëj, shkop magjik nuk kam. Thjesht unë kam vullnetin dhe dëshirën për të punuar.  Unë jam i vetëdijshëm që gjërat i kemi kapur çerek shekulli me vonesë, nuk e kapëm ne 91’, çerek shekulli me arna, nuk e nisën nga koka ashtu siç bën gjithë bota. Por merreshin me veshjen time, u shkojë jeta duke u marrë me veshjen time. Duke u marrë me flokët e gjata. Edhe Saliu e di brenda vetes që në këto 24 muaj ne nuk kemi bërë arna por investime të vërteta.” – shton Kryeministri Rama. 

/tvklan.al