Zyra e Kryeministrisë kërkon të punësojë staf si anëtarë të Këshillit të Statistikave.

Në njoftimin e saj, zyra e shtypit e Kryeministrisë bën me dije se aplikantët duhet të jenë akademik apo përfaqësues të shoqërisë civile.

Afati përfundimtar për aplikime është data 30 shtator 2017. Kërkesat duhet të depozitohen në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë.

Njoftimi i Kryeministrisë:

1. Aplikanti, përfaqësues i botës akademike, mund të jetë nga radhët e trupit akademik të institucioneve të arsimit të lartë, publik ose privat, të licencuara dhe të akredituara sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë. Ai duhet të plotësojë këto kritere:

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;

Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Kritere të veçanta:

a) Të jetë pedagog me kohë të plotë;

b) Të ketë përvojë në punë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në fushën e statistikave ose ekonomisë ose shkencave të natyrës apo në fushën e përpunimit të statistikave gjinore;

c) Të zotërojë tituj shkencorë.

2. Aplikanti, përfaqësues i shoqërisë civile, të jetë nga radhët e organizatave jofitimprurëse, ku gjatë misionit të organizatës përdor ose bën studime në shkencën e statistikës, si dhe ka njohje të mira për gjendjen shoqërore e demografike të vendit, përfshirë edhe treguesit e varfërisë. Ai duhet të plotësojë këto kritere:

Kritere të përgjithshme:

a) Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë të për kryerjen e një vepre penale.

Kritere të veçanta:

Të jetë i punësuar me kohë të plotë në organizata të shoqërisë civile, që kanë përvojë në fushën e statistikave ose ekonomisë, ose shkencave të natyrës apo shkencave sociale;

Të ketë përvojë pune në njërën prej këtyre fushave jo më pak se 3 (tre) vjet;

Të ketë përvojë në përdorimin e të dhënave statistikore.

/tvklan.al