zjarri nga telefoniNjë 13-vjeçare nga Teksasi është zgjuar në mes të natës nga zjarri që kishte rënë poshtë jastekut të saj teksa po karkikonte telefonin Samsung Galaxy S4.

Jo vetëm që telefoni ishte shpërbërë tërësisht por edhe pjesa e poshtme e jastekut ishte djegur.

Siç raporton FOX 4, familja e vazjës ishte shqetësuar shumë për incidentin e ndodhur, ku përveç dëmit financiar, frika më e madhe ekzistonte se mos zjarri do të vinte në rrezik jetën e 13-vjeçares.

Babai i vazjës ka thënë se e kishte blerë këtë lloj telefoni sepse ishte i bindur për sigurinë e tij, por zjarri që shkaktoi ia ka lëkundur besimin.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kompanisë Samsung, ku nëpërmjet një përfaqësuesi të saj, sqaroi se fakti që telefoni ka qenë i mbuluar nga jasteku është bërë shkak për rënien e zjarrit.

Përfaqësuesi i kompanisë sqaroi edhe njëherë se në të gjitha manualet është e shkruar e “bardhë mbi të zezë” që të evitohet kjo lloj mënyrë karikimi.

Kompania morri përsipër që të dëmshpërblejë klienten 13-vjeçare, jo vetëm duke i dhënë një telefon të ri, por edhe duke I blerë një jastek dhe dyshek të ri.

Përfaqësuesi i kompanisë tha se prioriteti I Samsung nuk është vetëm cilësia por edhe siguria e klientëve.

M.Sejdini