Kukësi u shkëput në vendin e parë të renditjes tashmë me 35 pikë pasi fitoi 2-0 me Skënderbeun e vendit të dytë.

Të dy golat e kuksianëve u shënuan nga Pero Pejic.

Kroati theu Orges Shehin në minutën e 35 dhe në kufij të përfundimit të pjesës së parë fitoi edhe një 11-metërsh që e ktheu në gol.

Në pjesën e dytë, ekipi i Ernest Gjokës administroi rezultatin duke mos rrezikuar të pësonte.

Partizani i vendit të tretë, si gjithnjë edhe ndaj Korabit krijoi shumë volum loje dhe shënoi vetëm një gol. Izraeliti Azubel i dha fitoren të kuqve.

Tirana fitoi 2-0 ndaj Luftëtarit.  Shënues i golit të parë është Afrim Taku, ndërsa Mervej shënoi të dytin.

Flamurtari me golin e Shehajt mori tre pikët ndaj Laçit.

 

Superliga Java 17

 

Kukësi                 2 – 0           Skënderbeu

Partizani              1 – 0           Korabi

Tirana                  2 – 0           Luftëtari

Flamurtari          1 – 0           Laçi

Teuta                   0 – 0           Vllaznia

 

Superliga /Renditja

  1     Kukësi       35

  2     Skënderbeu 32

  3     Partizani 29

  4     Tirana        26

  5     Luftëtari 21

  6     Vllaznia 20

  7     Flamurtari 14

  8     Laçi  14

  9     Teuta 13

10     Korabi 8

Tv Klan