Pero Pejiç i dha fitoren Kukësit, që e ngjit përkohësisht në krye të renditjes në javën e 29 të Superligës. Sulmuesi kroat ishte shënuesi i golave në fitoren 2 – 0  në fushën e Teutës. Pejiç arriti të realizonte në pjesën e dytë dhe është i pari me 17 gola në Superligë, shumë pranë shpalljes golashënuesi i sezonit për të tretën herë. Skënderbeu arriti një fitore të lehtë me vendin e fundit në klasifkim Korabin.

Ekipi korçar mori 3 pikët me suksesin 3 – 0. Skuadra dibrane me shumë probleme, në këtë takim u drejtua nga zv/trajneri, Ermal Nexhipi, pas largimit të Gerd Haxhiut nga klubi. Golat në këtë përballje u shënuan nga Jashanica, Salihi dhe Nimaga.

Tirana nuk fitoi edhe me Laçin. Ndeshja e luajtur në “Selman Stërmasi” u mbyll pa gola. Bardheblutë nuk fitojnë në kampionat prej 12 javësh.

Pas pak do të nisë sfida Luftëtari – Flamurtari. Gjirokastritët luajnë për të ruajtur pozicionin e 4 në renditje ndërsa flamurtari është luftë për mbijetesë, pasi gjenden në vend të parafundit. Në mbrëmje do të nisë ndeshja më e rëndësishme e javës Vllaznia partizani. Të kuqtë kërkojnë rikthimin në krye të Superligës.

Tv Klan