Kur kanë mbetur ndeshjet e fundit për këtë vit ende nuk është vendosur shënuesi më i mirë për 2017.

Pesë futbollistë janë në garë në klasifikimin ku kryesohet nga Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski.

Secili prej tyre ka shënuar 53 gola me klubin dhe përfaqësuesen. Messi me Ronaldo do të përballen të shtunën në për El Clasico.

Një sfidë direkte ku golat e tyre mund të vendosin shumë. Lewandowskit i mbetet edhe ndeshja e sotme e Kupës së Gjermanisë ku Bayern Munchen pret Dortmund. Pretendente mbetet Edinson Cavani me 52 gola të realizuar dhe që luan po sot në kampionat. Paris Sanit Germain pret Caen, ekip që ka pësuar 18 gola në po aq javë. Harry Kane me 50 gola të realizuar deri më tani duket se ka më shumë mundësi. Tottenham do të luajë edhe dy ndeshje këtë vit.

Tv Klan