Ndërkohë që populli i tij mund të ketë nevojë jetike për ushqim, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un bën një jetë luksi dhe asgjë nuk i mungon.

Hobi i tij janë automjetet. 35-vjeçari ka një koleksion me 100 makina të shtrenjta dhe ka një dobësi për industrinë gjermane të automjeteve.

The Telegraph shkruan se Mercedes-Benz është marka e tij e preferuar. Sipas informacioneve të britanikes, blerja e tij e fundit është një Mercedes-Benz GT S.

Por, sigurisht që nuk mund t’i blejë direkt ai për shkak të sanksioneve që OKB ka vendosur ndaj Koresë së Veriut. Madje edhe vet Mercedes ka refuzuar që t’i shesë automjetet diktatorit koreano-verior. Për të blerë makinës që Kim Jong dëshiron, këtë e bën përmes rrugëve të treta. Dhe ato janë Kina dhe Rusia, përmes të cilave Kim Jong Un blen automjetet që dëshiron.

Në paradën e fundit ushtarake më 27 korrik, u shfaqën dy Mercedes S600 Pullman të blinduar, me vlerë 1.2 milionë euro secila. Mercedes tha se nuk i kishte bërë asnjë shitje Koresë së Veriut, por disa automjete të tilla i kishte eksportuar në Kinë dhe Rusi, prej nga besohet se i ka blerë diktatori i shtetit komunist.

/tvklan.al