Në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet aleat i NATO-s nuk e ka arritur ende objektivin e shpenzimeve prej 2%, të PBB.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria parashikohet ta bëjnë këtë në vitin 2024. Serbia që deklarohet si shtet neutral ndaj NATO-s është vendi kryesor në rajon për sa i përket shpenzimeve të mbrojtjes, të cilat arritën në 2% të PBB-së së saj në 2023, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 1.7% dhe Shqipëria me 1.6%. Në vitin 2024 Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut parashikohet që ta kalojnë Serbinë, e cila pritet të zbresë në vendin e tretë në rajon me 1.8% të PBB-së për shpenzime ushtarake.

Ndërkohë, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina janë prapa pjesës tjetër të rajonit, me vetëm 1% dhe 0.7% shpenzime të parashikuara për mbrojtjen.  

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut është e krahasueshme me tendencat në vendet e tjera anëtare të NATO-s.

Të gjitha vendet e NATO-s miratuan një vendim 10 vite më parë për të arritur shpenzimet e mbrojtjes të barabarta me 2% të PBB-së së tyre.

Deri në fund të vitit 2024, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Stoltenberg pret që 18 aleatët e NATO-s të shpenzojnë 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen. 

Anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord që nga viti 2006 të shpenzojnë 2% të PBB-së së tyre për mbrojtjen.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar sërish shtetet e NATO-s se do të ndjekë një linjë të ashpër ndaj tyre nëse nuk paguajnë të plota detyrimet financiare ndaj aleancës.

Me komentet e tij se nuk do të mbronte shtetet e NATO-s të sulmuara nga Rusia që nuk i përmbushin detyrimet e tyre për shpenzimet ushtarake, Trumpi vuri në dyshim detyrimin e aleancës për t’i ofruar ndihmë çdo vendi anëtar në rast rreziku, siç e parashikon neni 5 i traktatit themelor të aleancës.

Klan News