kuvendiiiNë seancën e ditës së enjte Kuvendi Kuvendi miratoi me 85 vota pro marrëveshjen për zgjidhen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë CEZ.”

Po ashtu Kuvendi miratoi me shumicë të cilësuar votash disa projektligje që lidhen me reformën në drejtësi.

Kështu me 84 votat e maxhorancës Kuvendi miratoi disa shtesa në Kodin e Procedurës Penale, ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative si dhe shtesat në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

Një pjesë e këtyre ligjive ishin mbartur nga seanca kaluar për shkak të mungesës së kuorumit prej 84 votash, i domosdoshëm për miratimin e tyre.

Tv Klan