Një burrë i cili  ka hyrë me forcë në një xhami duke lënë një fetë proshute derri, është dënuar me 15 vjet burg.

Michael Wolfe nga Titusville, Florida u deklarua fajtor për dhunimin e Xhamisë së Shoqatës Islamike në janar 2016.

Sipas The Independent, Wolfe u deklarua fajtor për dhunim të mjediseve të adhurimit, pasi policia hetoi veprat e tij kriminale.

Përveç dënimit me 15 vjet burg, Wolfe do të mbetet në liri me kusht edhe për 15 vjet të tjera.

Sipas të dhënave të shtetit, Wolfe ka precedentë të mëparshëm për vjedhje me thyerje.

Imam Muhammed Musri, i cili drejton një rrjet xhamish në Florida, SHBA, tha se dënimi i tij do të bëhej një shembull për personat të cilët synojnë të sulmojnë myslimanët.

Ai tha:

“Qëllimi është që të pengojmë lloje të ngjashme të krimeve të urrejtjes. Është e tmerrshme. Urrejtja duhet të ndalet

”.

/tvklan.al