lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 17 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

SHBA e BE dënojnë sulmet ndaj SPAK: Mbështetesim luftën ndaj pandëshkueshmërisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian dënojnw sulmet kundër SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani, duke i quajtur si të papranueshme. Ata shprehen se janë në krah të atyre që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

Gjykata e Posaçme merr të pandehur Vangjush Dakon. SPAK: Dy raste të shpërdorimit të detyrës

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim të detyrës në të paktën dy raste. Dako kërkoi që të gjykohet me një proces të shkurtuar.

BE 420 mln Euro për hekurudhën shqiptare. Financohet aksi Durrës-Maqedoni e Veriut

Bashkimi Europian do të japë 420 milionë euro për aksin e ri hekurudhor nga Durrësi deri në kufi me Maqedoninë e Veriut. Fondi është pjesë e financimit prej 2 miliardë euro që Brukseli ka parashikuar për rrjetin hekurudhor të “Korridorit 8”.

183 mijë vizitorë nga Italia në 3 muaj. Pas rajonit, fluks edhe nga Anglia e Gjermania

Afro 183 mijë italianë e kanë vizituar vendin tonë gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Rritjen më të madhe, pas vendeve të rajonit, e mbajnë anglezët dhe gjermanët. Interes në rritje vërehet edhe tek turistët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA pret kundërpërgjigje të kufizuar nga Izraeli. Irani boshatis disa baza ushtarake në Siri

Teksa Izraeli po përgatit hakmarrjen për sulmin iranian të fundjavës, Uashingtoni beson se ajo do të jetë e kufizuar. Irani ka boshatisur ndërkohë disa baza në Siri, që mund të jenë shënjestra kryesore të hakmarrjes të Tel Avivit.

Formacioni ideal i Euro 2024 vlen mbi 1.1 miliardë Euro. Udhëheq Mbappe

Formacioni më i kushtueshëm i Europianit që do të mbahet në verë në Gjermani vlen mbi 1.1 miliardë euro. 11 lojtarët e formacionit ideal u përkasin përfaqësueseve të Anglisë, Francës, Portugalisë dhe Spanjës. Mbape kryeson listën.

Prezantohet projekti i kampusit të Man City! Rama: Mbështetje për talentet e futbollit

Akademia e futbollit të Manchester City që do të ngrihet në Durrës pritet të marrë jetë shumë shpejt. Projekti i prezantuar ka si synim të tërheqë talentet nga i gjithë rajoni i Ballkanit. Kryeministri Rama tha se ai do të jetë mbështetje për të rinjtë.

/tvklan.al