#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 30 Mars 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

SPAK çon Ilir Beqjan në gjyq për dosjen e sterilizimit. Nën akuzë, edhe 8 persona të tjerë

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon në gjykatë dosjen për koncesionin e sterilizimit. Në përfundim Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur 9 ish-zyrtarë dhe biznesmenë, mes të cilëve edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

SHBA-Shqipëri, rrugë e re e trafikut të kanabisit. Zemani: 4 raste në 2024, drogë më cilësore

Një rrugë e re e trafikut të drogës është zbuluar nga policia e Tiranës. Behet fjale për dërgesa nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë te një lloji kanabisi, i cili është me cilësor dhe me i kushtueshëm. Vetëm këtë vit janë zbuluar 4 raste.  

Tregu i punës kërkon zanatçinj. Ekspertët: Ndërtimi dhe turizmi me nevojat më të mëdha

Mediat zvicerane, jehonë transformimit të Tiranës: “Sexy” në mënyrën e saj unike

Vigjilja e Pashkës, besimtarët katolike kremtojnë ditën e bekimit të ushqimit

Në mesazhin e tij në vigjilje të Pashkës Katolike, kryeipeshkvi Arjan Dodaj kërkoi të bëhet më shumë kujdes për të krijuar shpresë për rininë. Ai apeloi që të mos lejohet që inteligjenca artificiale të krijojë tekno-njeriun.

Federata italiane, vendim historik: Futbollistët shqiptare do konsiderohen vendas

Federata italiane e futbollit merr një vendim historik që mund të ndryshojë rrjedhën e futbollit shqiptar. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm lojtarët me pasaportë shqiptare nuk do të konsiderohen më si të huaj, por si lojtarë vendas.

Të dielën ndryshon ora, do të flemë më pak. Akrepat do të lëvizin 60 minuta para

Në orën 2 te natës së sotme akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Rikthehet kështu ora verore gjatë së cilës në mëngjes do të duhet të flemë më 1 orë më pak. Ndryshimi i orës bëhet me qëllim shfrytëzimin në maksimum të dritës natyrale.

/tvklan.al