Gati një vit pas dënimit me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda piloti italian Xhorxh Riformato do të vuajë pjesën tjetër të dënimit në Itali.

70 – vjeçari e bëri kërkesën për tu ekstraduar vetëm pak kohë, pasi u dënua me argumentin e probleme shëndetësore, moshës së madhe dhe qëndrimi pranë familjes.

Kërkesa u miratua disa ditë më parë nga Ministria e Drejtësisë duke u dhënë mundësi Riformatos që pjesën tjetër të dënimit ta kryejë në vendin e tij.

Piloti italian u dënua për  trafik të lëndëve narkotike të mbetur në tentativë me avion nga plazhi i Divjakës në Maj të vitit 2014.

 Gjatë uljes në plazh mjeti fluturues pësoi dëmtim dhe lënda narkotike nuk u ngarkua. Rreth 400 kilogramë kanabis u gjetën në pyllin e Divjakës. Po për këtë rast Krimet e Rënda dënuan me 47 vite burg 6 bashkëpunëtorët e pilotit italian.

Tv Klan