Lazarati nuk do të jetë më vetëm një rrëfim shqiptar. Historia e fshatit, që u shndërrua në kryeqendrën e prodhimit të marijuanës, fakt që i përket tashmë të shkuarës, do të pushtojë Hollivudin dhe ekranin e madh në 2017.

lazarat

“Lazarat Burning” kështu do të titullohet filmi i kompanisë kinematografike “Mercury Films” me qendër në Manhatan të Nju Jorkut.

lazarat burning

E njohur për prodhime të cilësisë së lartë dhe lirinë artistike, “Mercury Films” ka përzgjedhur aktorë hollivudiane, rusë dhe shqiptarë për projektin e tij më të fundit.

lazarat 2

“Për të filluar diçka të re, gjithçka duhet të shkrumbohet” dhe filmi mbështetet në ngjarjen e vertetë në Europë, në zemër të Shqipërisë. Shikuesit do të transportohen në botën e nëndheshme të narkotëve, mashtrimit, turpit dhe rrezikut që përgjon në çdo cep…

lazarat 3

Producenti ekzekutiv i kompanisë, Isa Zarui, ka vizituar Shqipërinë në fillim të këtij viti, për të mësuar më shumë për historinë e fshatit të “pabindur” që dy vjet më parë doli nga harta e prodhimit të marijuanës pas një aksioni të madh policor.

Tv Klan