Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur disa ndryshime në radhët e drejtuesve të Policive vendore të Elbasanit, Kukësit e Dibrës. Kështu, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Arjan Muça transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtor i DVP Elbasan, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie Alket Shatro.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës Erigert Mitri transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës Alban Çela.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Skënder Kalemi transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi./tvklan.al