Ka histori mijëra vjeçare e kulturë për të prezantuar por nuk ka asnjë muze.

Ky paradoks shoqëron qytetin e Lezhës.

Zinxhirët mbajnë të mbyllura në bodrumin e bibliotekës së qytetit reliket, trashigiminë kulturore e zbulimet e gjetura gjatë gërmimeve, por askush nuk i sheh ato.

Vizitorë e turistë kanë adresim kryesor vendvarrimit e Skënderbeut, më pas largohen në pamundësi për të marrë më shumë nga ky qytet historik.

Të afeksionuar pas Lezhës, njerëzit thonë duhet domosdoshmërisht një muze. Kjo do të ishte mënyra më e mirë dhe e vetme për të njohur kulturën, historinë dhe traditën e kësaj zone.

Turizmi kulturor e historik në Lezhë tërheq çdo vit mbi 25 mijë vizitorë e turistë, por kjo shifër mund të ishte më e lartë nëse do të kishte edhe muze të kulturës apo arkeologjisë.

Në pritje të muzeut, Lezha do të mungojë në prezantimin e vet para vizitoreve. TV KLAN