Gjykata e Elbasanit caktoi këtë të dielë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish- deputetin socialist Hamit Kosta.  Ai u denoncua tri ditë më parë nga ish- bashkëjetuesja e tij Elda Tabaku 38 vjeçe për kanosje me armë.Pas kallëzimit të kësaj të fundit, policia arrestoi ish- deputetin, të cilit i gjeti në automjetin e tij edhe një pistoletë.

Pasi u njoh me provat e grumbulluara, prokurori i çështjes kërkoi caktimin e masën e sigurisë arrest me burg ish- deputetin Kosta i akuzuar për “kanosje” e “armëmbajtjes pa leje”.

Gjatë marrjes në pyetje Hamit Kosta nuk i ka pranuar akuzat dhe gjithçka sipas tij është shpifje.

Pasi dëgjoi palët gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit duke vendosur të lërë në burg, ish- anëtarin e parlamentit në legjislaturën 2005- 2009.

Pas një bashkëjetese rreth 10-vjeçare, Hamit Kosta dhe Elda Tabaku i kanë dhënë fund marrëdhënies. Nga kjo bashkëjetesë ata kanë dy vajza.

Tv Klan