haradinaj

Autoritetet sllovene urdhëruan lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmi u konfirmua për mediat kosovare nga deputetja e partisë së Haradinajt, Donika Kadaj-Bujupi.

Haradinaj pritet të kthehet se shpejti në Kosovë. Ai u ndalua dy ditë më parë, në aeroportin e Lubjanës, ku kalonte tranzit për në Pristhinë pas kthimit nga Berlini.

Autoritetet sllovene thanë se ai u ndalua për verifikime, për shkak të një urdhërarresti të lëshuar nga pala serbe në vitin 2006. Në atë kohë ai akuzohej për krime lufte.

Për këto akuza, ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

Tv Klan