Partia Demokratike përshëndet deklaratën e Ambasadores së BE-së Vlahutin “se çelja e negociatave ka si kusht luftën kundër kanabisit”.

Më në fund, Ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e ka thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi. Kjo do të thotë se ecuria e integrimit europian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi Rama

”, tha Partia Demokratike në një njoftim për media.

PD-ja tha se fatkeqësisht, emërimet në krye të Kuvendit dhe të Ministrisë së Brendshme, Edi Rama rikonfirmoi mbështetjen e tij për drogën dhe krimin. “

Në këto kushte, ka vetëm një mundësi për të ardhmen tonë europiane: të bëhemi të gjithë bashkë kundër drogës dhe krimit.

Më herët Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, tha se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Për hapjen e negociatave muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Është e qartë se çfarë duhet të bëhet sa u përket 5 prioriteteve, por në mënyrë të veçantë me të gjithë aspektet e sundimit të ligjit, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë çrrënjosjen e kultivimit dhe tregtisë së kanabisit

”, tha ajo, gjatë një fjalimi mbajtur në Shkollën Verore Europiane 2017./tvklan.al