Luftëtari është dënuar nga Komisioni i Disiplinës për shkak të braktisjes së ndeshjes kundër Elbasanit.

Sipas vendimit të Komisionit të Disiplinës, Luftëtari nuk do lejohet që të marrë pjesë vitin e ardhshëm në Kupën e Shqipërisë.

KF Luftëtari, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë kundër FK Elbasani, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 109/2/a/c të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe dënohet me mospjesëmarrje në sezonin pasardhës të Kupës së Shqipërisë”, është ky vendimi për skuadrën nga Gjirokastra./tvklan.al