Luiza Gega vendosi një rekord të ri kombëtar, atë të 10 mijë metrave që rezistonte prej vitit 1989. Koha e re u vendos në Kupën e Shqipërisë që u zhvillua të martën në Elbasan.

Luiza Gega përshkoi distancën prej 10 mijë metrash për 30 minuta e 30 sekonda, duke e përmirësuar me 1 minuntë e 15 sekonda kohën e Anila Kastratit. Një tjetër objektiv i arritur i atletes 28-vjeçare që zotëron të gjitha rekordet kombëtare në garat e mesme dhe të gjata. Luiza Gega ka fituar disa medalje ndërkombëtare mes tyre atë të argjendit në garën e 3000 metrave me pengesa në Europianin e zhvilluar në Amsterdam vitin e kaluar.

Aktivieti i radhës për Gegën do të jetë më 13 maj në Shangai në Diamond League, duke do të garojë në 3000 metra me pengesa.

Tv Klan