Përbërësit:

1 pako makarona të gjata, ose makarona të tjera

500 gr saliçiçe

1 qepë të madhe, e grirë

½ filxhan verë e bardhë

400gr. domate  të grira

1/2 filxhan kafeje me vaj ulliri

5 lugë majdanoz të grirë

kripë, piper

Përgatitja

Në fillim presim salçicet në kubikë të vegjël dhe me pas i kalojmë në rende. Marrim një tenxhere me ujë dhe pasi të ketë zierë uji, hedhim makaronat.  Më pas marrim një tigan dhe hedhim vajin e ullirit dhe pasi të nxehet, hedhim qepën dhe salçicet e grira. Pasi të kenë marrë pak ngjyrë i hedhim verën.

Shtojmë domatet e grira, kripën dhe piperin. Më pas i lemë për 20 minuta sa të ziejnë dhe pasi të jetë përgatitur salca në fund i hedhim dhe majdanozin e grirë.

Pasi makaronat të jenë zier dhe salca të jetë bërë gati e shtjemë në tenxheren ku janë makaronat dhe i përziejmë dhe më pas e shërbejmë në tryezë./tvklan.al